I ashpër ka qenë presidenti Ilir Meta me deklaratën e tij, ndërsa pohoi se ai nuk ishte përdorues kokaine, duke hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama.
Meta tha se Rama del garant para mafias për të pastruar lekët e saj.
“Edhe sikur të isha duke pirë raki nuk do isha shqetësuar. Kokainën nuk e përdor dhe do jem një luftëtar i pashembullt ndaj çdo politikani që përdor substanca narkotike. Ai del garant (Rama) para mafias për të pastruar lekët e saj”, tha Meta teksa iu pergjigj nje pyetje te nje gazetari per nje foto qe publikoi Rama sot të presidentit, ku shihej duke pire uje.