Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj ka zhvilluar takime me strukturat e degës Selenicë, për të prezantuar kandidatin z. Gëzim Ademaj.
‘Partia Demokratike dhe strukturat e saj janë të motivuara dhe të angazhuara maksimalisht për fitoren në 25 prill, duke zëvendësuar politikën cinike me politikën e shpresës dhe të ndryshimit’, shkruan Leskaj në Facebook
Postimi i plotë i Bujar Leskajt:
Zhvillova një takim pune sot me kryesinë e Partisë Demokratike dega Selenicë, për prezantimin e kandidatit të Partisë Demokratike, z. Gëzim Ademaj.
Partia Demokratike dhe strukturat e saj janë të motivuara dhe të angazhuara maksimalisht për fitoren në 25 prill, duke zëvendësuar politikën cinike me politikën e shpresës dhe të ndryshimit.
Me votën tonë në 25 prill do të vendosim nëse do të çojmë përpara Shqipërinë në çdo drejtim apo nëse do të ngecim përsëri dhe do të rizhytemi në gropën e asaj politike dhe asaj keqqeverisjeje që përfaqëson sekti i Rilindjes.
25 prilli do të jetë dita kur ekipi fitues i Partisë Demokratike do të largojë Edi Ramën dhe fillojmë ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar.
Së bashku për fitoren!