Një makinë u hodh në erë në mbrëmje në Tiranë me tritol në një qendër tregtare në zonën e Komunës së Parisit. Tashmë mësohet se makina I përket prokurorit Arjan Muça.
Nuk ka ende informacione lidhur mbi arsyet që kanë çuar në këtë akt të rëndë.
Arjan Muça, ka drejtuar operacionin për arrestimin e Dritan Dajtit më 7 gusht 2009.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar në këtë ngjarje, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.