Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar sot tre anëtarët e rij që i janë bashkuar Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Dhimitër Kraja do jetë anëtari i ri i Komitetit Teknik i Ekspertëve, pas largimit të mjekes Najada Çomos, pasi kjo e fundit u kandidua për deputete, ndërkohë, Alban Ylli zëvendëson Tritan Kalon.
Nga ana tjetër është shtuar edhe një anëtare e re, Ermira Kola.
Ministrja u shpreh se ata do të jenë anëtarë të përhershëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve.
“Së bashku na është dashur të marrim vendime në të mirë të shëndetit publik. Më lejoni t’ju prezantoj anëtarët e rinj të Komitetit të Ekspertëve, si kontributor në vazhdim, duke filluar nga profesor Dhimitër Kraja. Dhimitër Kraja, ka shërbyer si shef i shërbimit të sëmundjeve infektive në QSUT deri pak vite më parë, pedagog i lëndës së sëmundjeve infektive në Fakultetin e Mjekësisë. Ka eksperiencë në klinike ndërkombëtare. Është autor dhe bashkautor i 12 teksteve shkencore. Dua të falënderoj profesoreshë Ermira Kolën për pranimin e ftesës për të qenë anëtare e përhershme Komitetit të Ekspertëve. Është specializuar në pediatri. Liston eksperienca ndërkombëtare në shumë vende të botës. Është pedagoge në Universitetin e Mjekësisë. Është autore dhe bashkëautore në mbi 45 artikuj shkencorë. Profesori Alban Ylli do të jetë një anëtar i përhershëm në Komitetin e Ekspertëve”, tha Manastirliu.