Aurela Basha, bashkëshortja e kryetarit te PD Lulzim Basha, mesa duket është bërë nostalgjike, pasi ka postuar një foto të sajën të para shumë viteve.
Duke përdorur hashtagun #throwbackthursday, i cili përdoret gjerësisht në rrjetet sociale, ku përdoruesit e tyre postojnë kujtimet e vjetra, zonja Basha ka ndarë sërish një kujtim të sajin me zotin Basha.
‘Si zakonisht ditën e enjte, një foto kujtimesh të para shumë viteve me @lulzimbasha #eenjte #throwbackthursday #tbt’, shkruan zonja Basha në Facebook.