Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar për herë të parë për pozicionimin e tij në një vend jo të favorshëm në listën e kandidatëve të qarkut të Elbasanit.
Emri i Luçiano Boçit nuk figuroi në listën paraprake të hartuar nga Partia Demokratike, por në orët e vona emri i tij është rikthyer në garë në një pozicion jo fitues
Falenderues për të gjithë! Vazhdojmë së bashku rrugëtimin për të përmbushur misionin tonë, në luftë me të keqen, të ligën e të shëmtuarën e pushtetit të korruptuar e bandit rilindas, dje me protesta madhështore, sot me votë qytetare. Jam i 7-ti i listës! Po ç’rëndësi ka?! Besimi tek njerëzit nuk matet me numra, matet me shpirt e përkushtim!
Shqipëria duhet të fitojë! Me ne! SHQIPËRIA FITON!
Partia Demokratike fiton!