Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shtëpi në via Petrelli, në zonën Libertà të Barit, një shtetas shqiptar mbeti i vrarë.
Sipas raportimeve, burri u plagos nga tre të shtëna me armë në gjoks dhe bark e më pas u transportua në spital, ku vdiq për shkak të ashpërsisë së dëmtimeve të tij, shkruajnë mediat e vendit fqinj.
Ishin mjekët ata që lajmëruan policinë për këtë ngjarje. Burrat e skuadrës së policisë ndërhynë në vend, duke kryer inspektimet e para e dëgjuan disa dëshmitarë në vendngjarje.
Viktima 28 vjeç, identiteti i së cilit nuk bëhet me dije, u dërgua në spital, por nuk mbijetoi dot, për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë në trup./ BW/