Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mehallas, Divjakë.
Burime për mediat bëjnë me dije se një person i identifikuar si Artan Kaboci është përfshirë në një konflikt në fshatin e tij dhe pas saj ka marrë me forcë makinën e policisë nën presionin e armës
Menjëherë pas incidentit, u njoftuan me urgjencë forcat e policisë së Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë neutralizuar menjëherë Kabocin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Divjakë/ Informacion paraprak i policisë:
Sot rreth orës 19:30, në Sallën Operative ka ardhur një njoftim se në fshatin Gradishtë, në banesën e shtetasit A. K., 34 vjeç, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët kanë bërë rrethimin e banesës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë .
Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje shtetasit A.K të hidhte armën por 34-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka dëmtuar me sende të forta tre mjete të Policisë.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.