BallinaKryesore"Nuk pres të më marrë populli me shkelma"/ Rama sqaron pse spostoi...

“Nuk pres të më marrë populli me shkelma”/ Rama sqaron pse spostoi Majkon dhe Xhafajn

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama foli sërish në emisionin “Real Story” në News24, për vendosjen e disa socialistëve të vjetër në “vijën e zjarrit” apo edhe më poshtë.

Duke u ndalur te ish-ministri Fatmir Xhafaj dhe ministri Pandeli Majko, Rama deklaroi se ata apo dhe vetë kryeministri apo figura të tjera të vjetra të PS duhet të vihen pikërisht në vijën e zjarrit, aty ku është përballja e vërtetë me kundërshtarët.

Pandeli Majko është i 19 sepse ai ka 30 vjet që është në vijën e parë, ose në nivelin më të lartë të PS, dhe sigurisht që Pandeli Majko, Xhafaj, unë, Gramoz Ruçi, të tjerë, nuk mund të rrimë në majë atje dhe ta shikojmë nga lart poshtë se çfarë ndodh aty ku është objektivi, kur ne duhet të jemi tek objektivi. Aty është balli i përballjes me kundërshtarin, nuk është në majë të listës

Unë e kam shumë seriozisht kur them që neve na duhen sa më shumë njerëz, që partia t’iu ngjajë sa më shumë atyre, dhe jo njerëz që t’i ngjajnë partisë, se ndryshe partia fosilizohet dhe bëhet si ata që kemi përballë. Sali Berisha në PD ka meritat e veta, por a janë ato merita të mjaftueshme që ai të jetë akoma në listë. Ne nuk po shkojmë përpara popullit për të bërë një panair të monumenteve, statujave, vazove, që kemi në koleksionin tonë, por për të qenë në lartësinë e këtij moment dhe të viteve që vijnë përpara. Një parti që nuk bën këtë është e dënuar për të marrë goditjen mbrapsht nga populli atëherë kur nuk ka më fuqi të ringrihet. Ne nuk kemi nevojë të presim që të na marrë populli me shkelma si një forcë që nuk arrin të ripërtërihet”, deklaroi Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular