Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në familjen e Sulejman Boriçit.
‘Në familjen e Boriçve, që ka ditur të reflektojë ndër vite vlerat për të cilat Shkodra spikat. Daut Boriçi është një nga ata që vendosi themele të forta të harmonisë fetare në truallin e Shkodrës, ku edhe mori pjesë në hedhjen e gurit të parë të Katedrales së Shkodrës’, shkruan Bushati në Facebook.
Postimi i plotë i Helidon Bushatit:
Vizitë në familjen e Sulejman Boriçit
Në familjen e Boriçve, që ka ditur të reflektojë ndër vite vlerat për të cilat Shkodra spikat. Daut Boriçi është një nga ata që vendosi themele të forta të harmonisë fetare në truallin e Shkodrës, ku edhe mori pjesë në hedhjen e gurit të parë të Katedrales së Shkodrës. I udhëhequr nga atdhedashuria, Daut Boriçi kontribuoi në fushën e arsimit dhe edukimit.
E falëndërova zotni Sulejmanin për kontributin e familjes së tyre ndër vite dhe gëzohem që vazhdojnë të jenë shembull dhe pasqyrë e asaj që Shkodra reflekton, vlera!