BallinaKronikeNga vrasjet me porosi, tek tritoli për krushqinë e prishur/ Kush është...

Nga vrasjet me porosi, tek tritoli për krushqinë e prishur/ Kush është grupi që ekzekutoi Behar Sofinë

spot_img
spot_img

Policia ka zbardhur ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia, pak javë më parë në kryeqytet. Policia ka arrestuar autorin dhe 3 bashkëpunëtorët e vrasjes së Behar Sofisë, të ndodhur më 25 shkurt në Tiranë.

Raportohet se ekzekutori, Ernejt Shyti ka vrarë Behar Sofinë kundrejt një shume të majme parash, prej 50 mijë eurove.

Të arrestuarit nuk janë emra të panjohur për policinë. Për shtetasin Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë, Prokuroria e Krujës kërkoi gjykatës caktimin e masave të sigurisë arrest me burg në vitin 2016, pasi ky i fundit, në bashkëpunim me dy persona të tjerë vendosën një sasi eksplozivi që ka shpërthyer pranë një rrobaqepësie, në rrugën “Punëtori” në Fushë-Krujë, në nëntor të vitit 2016.

Dy nga të arrestuarit, Skënder Vathi dhe nipi i tij Erjon Tema, kishin konflikte me familjen Taga, që kishte në pronësi rrobaqepësinë. Ky konflikt ka lindur për shkak të një krushqie të prishur mes dy familjeve. Pikërisht kjo krushqi e prishur dyshohet të jetë edhe motivi i vendosjes së tritolit në rrobaqepësinë e familjes Taga.

Po ashtu edhe shtetasi Leonar Xhixha është i njohur për policinë, pasi në vitin 2014 policia e Dibrës ka parandaluar një vrasje të porositur. Efektivët e antiterrorit dhe krimeve të rënda ndaluan në atë kohë Leonar Xhixhan, banues në Fushë-Krujë; Bujar Leza, si dhe shtetasin V.C. Nga hetimet, këta tre shtetas në datën 10 nëntor 2014, rreth orës 22:00, në fshatin Gjoricë të rrethit Bulqizë, kanë tentuar të vrasin shtetasin Fatjon Alimani, me banim në fshatin Gjoricë të rrethit Bulqizë.

Nga hetimet e kryera nga policia, dyshohet se shtetasit Leonar Xhixha dhe Bujar Leza me banim në Fushë-Krujë, të ndihmuar edhe nga një banor i fshatit Gjoricë, rrethi Bulqizë me inicialet V.C, të porositur nga shtetasi me inicialet M.O banor i fshatit Gjoricë, po përgatiteshin të vrisnin shtetasin Fatjon Alimani.

Ndërsa shtetasi Xhuljano Visha, 28 vjeç, është dënuar më herët për veprën penale “Vjedhja”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular