Vetëm një ditë pas u përplas me efektivët e policisë së bashkisë në zyrat e FRD-së, president i vendit Ilir Meta është surprizuar me një këngë.
Megjithëse kreu i shtetit është nga Skrapari, kënga e krijuar për Metën është më ritme nga veriu i vendit. Duke bërë shqiponjën me duar, këngëtari Gëzim Ahmetaj e konsideron Metën si ‘burrin më të fortë të kombit shqiptar’.
“Qysh prej kohës Gjergj Kastriotit, burr më të fortë nuk ka pas Kombi, në Shqiptari për sa të jetë jeta, gjithmonë të paçim o Ilir Meta. Kryefjalë i Shqiptarisë, themelues i LSI-së ke shkuar në majat e politikës, president i Republikës.’- thuhet në këngën për presidentin e vendit.