Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Gazement Bardhi, ditën e sotme në Librazhd ka prezantuar kandidatin për deputet Lefter Gostenja.
‘Entuziasmi i qytetarëve të Librazhdit sot ishte lajmërimi se ndryshimi i madh po vjen. Marshimi ynë drejt 25 prillit njeh hapa të mëdhenj e përditë e më shumë na bashkohen qytetarët kudo’, shkruan Bardhi në Facebook.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Librazhdi e dha që sot vendimin!
Entuziasmi i qytetarëve të Librazhdit sot ishte lajmërimi se ndryshimi i madh po vjen. Marshimi ynë drejt 25 prillit njeh hapa të mëdhenj e përditë e më shumë na bashkohen qytetarët kudo.
Kënaqësi që prezantova kandidatin për deputet, Lefter Gostenja, një profesionist i arrirë dhe bir i zonës.
Strukturat e PD me energji maksimale për të sjellë fitoren, këtu, si kudo në Elbasan dhe në Shqipëri.
#ShqipëriaFITON