Studentët e arkitekturës kundër betonizimit dhe kaosit urbanistik të Tiranës, Jorida Tabaku: Rama dhe Veliaj kanë zhdukur identitetin dhe shkatërruar historinë e kryeqytetit.
Zhdukja e identitetit të Tiranës, së rrugëve të kalldrëmta, shtëpive autoktone, ndërtesave historike dhe zëvendësimi i tyre me kulla e beton, ishte tema e diskutimit që Jorida Tabaku diskutoi me studentët e arkitekturës së Fakultetit të Inxhinierisë.
Shembja e Teatrit Kombëtar, thanë studentët, është shembulli më flagrant i asaj se çfarë kanë bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj në kryeqendrën e vendit.
“Ky sistem është ndërtuar i tillë, nuk të lë të ngresh kokën. Forca, dhuna policore, nuk të lënë që ti me vërtetë të shfaqësh mllefin që ke. Vërtet që kanë folur shumë njerëz të fushës, arkitektë, inxhinierë të Teatrit Kombëtar, një nga vlerat që kombi ynë mbarte për shumë vite dhe me vërtet që më vjen keq sepse në fund ishte një monument kulture që simbolizonte shtetin tonë. Shembja e Teatrit e cila erdhi si pasojë e korrupsionit nuk më ka lënë një ndjesi të mirë. Gjithashtu kemi parë shumë plane urbanistike, ku do ndërtohen kulla me biznese, qendra tregtare, ne si arkitektë të ardhshëm, nuk na vjen mirë të shohim që qyteti ynë përdoret në këtë lloj forme, sidomos dhe me këto ndërtimet e fundme, ku gjithë qendra e Tiranës, Sheshi Skënderbej po rrethohet me kulla nga të gjitha anët dhe do vijë një moment që ne nuk do shohim më as lindjen as perëndimin e diellit nga Sheshi Skënderbej”, tha një prej studenteve të arkitekturës.
“Kjo është e gjitha duan që çdo gjë të fillojë nga këta, nuk duan që Shqipëria të ketë një histori, të ketë një identitet, të përfaqësojë atë nga ne vijmë. Këta thjesht duan, të fillojë Shqipëria kur kanë ardhur këta në pushtet. Shqipëria për këta fillon në 2013-ën”, tha një tjetër student.
Teksa studentët e vlerësuan kryeqytetin një kaos urbanistik, Jorida Tabaku theksoi se ky është një mungesë vizioni i qeverisë dhe i bashkisë e cila sipas saj po pasuron të pasurit dhe po varfëron të varfërit.
“Tek Kompleksi Dinamo do të bëhej një shkollë dhe u dha leje per pallat. Tek Parku i Autobusave ishte një hapësirë, ishte park, ne e kishim bërë park, këta e dhanë leje për pallat. Është një babëzi e jashtëzakonshme, që duket sikur do jenë në qeveri dy vite dhe po iki. Mendimi që kemi pasur pêr Tiranën që ne e nisëm me planin urban të Tiranës, me zotin Basha dhe që shpresonim te realizohej ishte Tirana policentrike. Që ti që jeton në Kombinat, në Vorë ose diku tjetër ti të kesh mundësi ta zhvillojmë pronën edhe atje. Nuk është Tirana vetëm Sheshi Skënderbej, që rrethohet me kulla. Dhe unë i kuptoj që janë shumë gjëra që ju thoni që s’ka shpresë, janë shumë gjemëra që ndodhin që s’ka shpresë. Po unë këtë dua që të ndryshoj, që brezi i ri të jetë pjesë e vendimarrjes, që ta ndryshojë frymën e vendimarrjes. Kryetari i Bashkisë së Tiranës është shembulli më i keq i politikës. Unë do kisha në fakt dëshirë që rinia të mos ta shikonte largimin nga Shqipëria si mënyrë të jetuari, se tani kjo është bërë si një mënyrë. Dje më tha një vajzë nga Vlora që nuk ka më, ka 18 vjeç në gjimnaz dhe mbi 35 vjeç. Nuk ka më të rinj në qyet në Vlorë edhe nëqoftëse largohet rinia është fatkeqësia më e madhe. Kjo është e gjitha duan që çdo gjë të fillojë nga këta, nuk duan domethënë që Shqipëria të ketë një histori, të ketë një identitet, të përfaqësojë atë nga ne vijmë. Këta thjesht duan, të fillojë Shqipëria kur kanë ardhur këta në pushtet. Shqipëria për këta fillon në 2013”, tha Tabaku.