BallinaKryesoreDezertimi masiv i socialistëve dhe vetmia e madhe e Ramës

Dezertimi masiv i socialistëve dhe vetmia e madhe e Ramës

spot_img
spot_img
Nga Red Varaku

Fakti që Rama ka kandiduar sërish të njëjtët njerëz me probleme me lidhje ligjin dhe rekorde kriminale, edhe pse mund të duket pak cinike është një lajm i mirë. Kjo sepse është një provë, që PS është në një krizë të rëndë dhe me këto emra të përzgjedhur, ai po shkon me vetëdije drejt një fundi të kontrolluar dhe të pashmangshëm.
Ndërkohë , eliminimi politik që ky kryeministër po i bën personaliteteve emblematike të PS, individëve me kontribute politike dhe zëvendësimi i tyre me qenie pa kërbisht dhe kamikazë politik flet ashpër për realitetin që mbizotëron në këtë parti.
Kriza e rëndë e PS po shpërfaqet dhunshëm kudo, por emblematike mbetet ajo që po shpërfaqet në zemrën e të majtës shqiptare në Vlorë, ku u vërtetua edhe ajo që shpesh përflitej nën zë si lufta e socialistëve me uzurpatorët e saj. Përjashtimi me një sms i Dritan Lelit dhe eliminimi politik i Alket Hysenit, dëshmon që PS kësaj here nuk e ka betejën me opozitën, por e ka betejën vetëm me veten.
Ndësa , eliminimi politik i socialistëve historikë si Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj apo Gramoz Ruçi tregon hendekun e madh që egziston midis metastazave të rilindjes dhe socialistëve të fundit në këtë parti dhe është prova që rilindja tashmë është një pakicë që komandon me kamzhik në dorë.
Përplasja që ka nisur brenda PS, tregon, që nga kryengritje e heshtur, ajo ka filluar të artikulohet dhe po kalon në prag-kryengritje. Rikthimi i fëmijëve dhe ish-zyrtarëve të regjimit, prindërit e të cilëve kanë egzekutuar me mijëra shqiptarë të pafajshëm dhe kanë persekutuar me mijëra të tjerë dhe futja në lista e kasnecëve të krimit tregon një degradim dhe devijim të rrezikshëm të qeverisjes .
Prania e këtyre infividëve në lista dëshmon që Rama sot ka nevojë vetëm për kamikazë besnikë, fanatikë të familjes kriminale që sundoi Shqipërinë gati gjysëm shekulli.
Rikthimi i PS-së 30 vite pas te të njëjtët njerëz dhe te të njëjtat familje , tek të njëjtat metoda kundër lirisë dhe kundërshtarëve, dëshmon më shumë se çdo gjë qëllimin e vërtetë që fshihet pas këtij veprimi. Kjo është shenja më e madhe se PS ka hyrë në një krizë të rëndë. Martesa me krimin prodhoi një klimë helmuese brenda PS që erdhi duke u shtuar duke e paralizuar qeverisjen dhe vendin.
Për shkak të kësaj bashkëjetese me krimin, ritmi i qeverisjes pothuajse ka ndalur dhe dezertimet nga partia sapo kanë filluar. Me ç’duket të gjithë janë të sëmurë nga kjo klimë dhe mezi presin rastin të dezertojnë, për të shijuar në qetësi luksin e krijuar nga pasuritë e vjedhura të shqiptarëve.
Por, e gjitha kjo sigurisht nuk bëhet pa një qëllim. Të gjithë këta që ngrenë krye dhe kërcënojnë me dezertim, jo vetëm nuk e shqetësojnë Edi Ramën, por i bëjnë atij një nder të madh. Ai nuk do t’i ketë më nëpër këmbë pasi të kalojë në opozitë. Koha do të provojë nëse vlejnë më shumë ata që po ikin apo ata që erdhën me katapultim nga lart.
Atij i duhet qoftë edhe një parti e vogël, por solide me kamikazë besnikë dhe pa kundërshtarë, që ta kontrollojë lehtë. Me ç’duket ai do të vazhdojë të mbetet halli ynë më i madh edhe kur PS të kalojë në opozitë, sigurisht nëse nuk arrestohet menjëherë pasi të largohet.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular