Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë kësaj së hëne.
Burime zyrtare nga Policia e Tiranës kanë bërë të ditur se një i ri i ka dhënë fund jetës duke u qëlluar me pistoletë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Andon Zako Çajupi’, në banesë.
Kjo është rasti i tretë i vetëvrasjeve të ndodhura në vend gjatë kësaj së hënë. Rasti i parë ishte në Gjirokastër dhe i dyti në Përmet.
Policia Tiranë/ Informacion paraprak
Më datë 15.03.2021, rreth orës 13:30, në rrugën ‘Andon Zako Çajupi’, në banesë, në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M. M., 27 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.