Ditmir Bushati ka publikuar një foto “krah për krah” me ish-deputeten Arta Dade, teksa uron këtë të fundit për ditëlindje.
Dy kritikët e kryeministrit Edi Rama të cilët nuk janë përfshirë në lista për kandidatë për deputetë janë bërë bashkë, ndërsa Dade mban një tufë me lule në duar.
“Kënaqësi të ndaja disa çaste me Artën, në ditën e saj të lindjes! Edhe 100 vite të lumtura Arta!”, shkruan Bushati krahas fotos së publikuar.