BallinaKryesoreJorida Tabaku me familjet e Tiranes: Rama promovon antivlerat ndaj evokon Enver...

Jorida Tabaku me familjet e Tiranes: Rama promovon antivlerat ndaj evokon Enver Hoxhën

Në takimin e kandidates së PD për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, me disa nga familjet e vjetra të Tiranës pranë shkollës teknike ekonomike u diskutuan probleme që komuniteti I kësaj zone ka vuajtur si pasojë e keqqeverisjes së Ramës në 8 vjet. Në qendër të vëmendjes të këtyre familjeve ishte humbja e vlerës së pronës dhe akoma më keq abuzimi i qeverisë me procesit të kompensimit të pronës.
Ndërkohë që vendi vuan pasojat e një pandemie të keqmanxhuar qytetarët u shprehën për mungesën e një shëndetësie të niveleve normale. “Ne kemi mjekësinë dhe mjekësia është problem i madh. A do rrimë Akoma me Vilma Nushin ti japim koncensione Vilmës?” u shpreh një prej bashkëbiseduesve i cili evidentoi problemet e shëndetësisë që janë shtuar vit pas viti që nga 20136.
Koncesionet sipas tij kanë sjellë një përkeqësim të çdo shërbimi që fare mirë qeveria mund ta ofronte vetë nga taksat e qytetarëve.
Zonja Tabaku shprehu se për të gjitha këto shqetësime Plani qeverisës i PD ka një alternativë të qartë dhe me një faturë nga pas. Ajo evidentoi se si Rama ka shkatërruar vlerat e një shoqërie dhe këtë e thellon edhe më tej kur evokon edhe regjimin komunist si një regjim me të mirat e kohës.
“Sot po glorifikohet, po i jepet vlerë atyre që duhet të ishin antivlera. Pa u njohur krimet e komunizmit dhe pa u respektuar vlera e atyre që kanë kaluar jetën nëpër burgje, familjeve që janë internuar , unë nuk besoj që ne, pa njohur historinë, nuk besoj që mund të ecim përpara. Po të flasësh për Enver Hoxhën me nostalgji dhe që ka vlera pozitive, është e tmerrshme. 50 vite skllavërim, 50 vite vrasje, vdekje nëpër burgje dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë dhe unë e kam angazhim nga të parët e mi, siç e keni ju nga familjet tuaja që ne ti japim vendin që i takon në histori dhe ti njohim ato krime.” U shpreh Tabaku në fund të takimit.

Biseda:
– Unë dua t’u falënderoj për mikpritjen. Për mua nuk ka takime më të bukura, se ato që bëjmë tek oborret ose tek shtëpitë e Tiranës. Kemi bërë sigurisht gabimet tona dhe kemi fajet tona, por unë dy gjëra do kem parasysh. E para të respektojmë vlerën e pronës dhe së dyti që çdo familje e nderuar ,të përfaqësohet atje ku i takon, në çdo nivel të qeverisjes dhe të ketë djemtë e vet dhe vajzat e veta që të punojnë dhe të jetojnë këtu dhe jo të ikin në emigrim.
– Në këto 8 vjet ra vlera për hir të së vërtetës dhe fitoi antivlera!
– Duhet ta ngremë ne modelin e meritës dhe të vlerave se njerëzit shohin që edhe të rinjtë ndoshta shohin, që promovohet krimineli, promovohet ai që vjedh. Edhe stepen,largohen!
– Të rinjtë kanë nevojë për njerëz të ndershëm.
– Kanë nevojë për politikanë të ndershëm dhe unë besoj që secili, duhet ta japë shembullin vet. Edhe duke përfshirë edhe njerëz, familje me reputacion që kanë treguar në qeverisje, ka shumë nga ju që kanë qenë në qeverisje dhe kanë dalë nga puna dhe nuk janë përfolur kurrë.
– Për mua problemi kryesor është rregullimi imediat i administratës shtetërore, e cila është mbushur me banditë, kriminelë, me të korruptuar, hajdutë dhe injorantë.
– Sot administrata është mbushur me njerëz partie, që nuk kanë as dy klasë shkollë. Që nuk dinë të kenë një komunikim normal. Ka një arrogancë të jashtëzakonshme.
– Mjerim i plotë domethënë. Njerëz të paaftë, të pazotë, nxënësit dalin pa përgatitur.
– Po reflektohet dhe tek administrata pastaj.
– Ne kemi mjekësinë dhe mjekësia është problem i madh. A do rrimë Akoma me Vilma Nushin ti japim koncensione Vilmës? Apo do bëhte mjekësia të kthehet ashtu siç ishte?
– Duhet ta përmirësojmë dhe ta ndryshojmë komplet sistemin sesi funksionon, që të heqim korrupsionin dhe të japim një sistem shëndetësie universal, por ajo që është më e rëndësishme të kthehen shërbimet tek spitalet. Nuk ka pse të ketë konçensione për shërbimet bazë, se përmende rastin e konçensionit të Check-Up ,që është skandali më i madh, është skandali më i madh, i merr buxhetit të shtetit 120 milionë euro.
– E para qëndrimi i Partisë Demokratike me pronat atyre që kanë mbetur, por ka shumë. Çfarë do jetë duhet tua bëni të qartë njerëzve. Këtë duhet të theksoni. Qëndrimi me të përndjekurit.
– Për çështjen e pronës, ne kemi ngritur një grup pune, kemi diskutuar me të gjitha shoqatat, duke pranuar dhe gabimet tona. Edhe gabimet tona se duhet të jemi të ndërgjegjshëm, që ti pranojmë gabimet tona. Së pari njëherë ,do të rikthejmë konceptin e njohjes së pronës. Sot ligji aktual nuk e njeh pronën. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi pjesërisht atë, por kudo që ka prona të lira do ti njihen pronarit. Nuk ka pse të mos ketë koncept njohje të pronës. Kudo që ka toka të lira do t’i kthehen pronarit. Dhe për të gjithë pjesën tjetër, do të vendosen në dispozicion të gjitha mundësitë e kompensimit fizik dhe do të dyfishohet vitin e parë dhe trefishohet më pas fondi për kompensimin e pronave. Ashtu si duhet t’i japim zgjidhje përfundimtare dhe të përndjekurve politikë sipas rradhës. Kushdo që është gjallë, duhet ta përfundojë menjëherë proçesin e dëmshpërblimit. Të gjithë familjarët e atyre që kanë bërë burg, në kohën e komunizmit dhe nuk është numër shumë i madh ai grup që ka mbetur pa u dëmshpërblyer, duhet të përfundojë brenda dy vitesh dhe unë mendoj që ne, duhet të vlerësojmë periudhën e internimit, periudhën e burgosjes, periudhën e krimeve të komunizmit ashtu siç i takon. Në librat e historisë, me monumente se sot po ndodh diçka e tmerrshme, sot po glorifikohen persekutuesit. Sot po glorifikohet, po i jepet vlerë atyre që duhet të ishin antivlera. Pa u njohur krimet e komunizmit dhe pa u respektuar vlera e atyre që kanë kaluar jetën nëpër burgje, familjeve që janë internuar , unë nuk besoj që ne, pa njohur historinë, nuk besoj që mund të ecim përpara. Po të flasësh për Enver Hoxhën me nostalgji dhe që ka vlera pozitive, është e tmerrshme. 50 vite skllavërim, 50 vite vrasje, vdekje nëpër burgje dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë dhe unë e kam angazhim nga të parët e mi, siç e keni ju nga familjet tuaja që ne ti japim vendin që i takon në histori dhe ti njohim ato krime.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular