Është nxjerrë pas dy orësh, trupi i pajetë i drejtuesit të mjetit Benz që u përplas këtë mbrëmje në fshatin Dajç me një pjesën e prapme të një kamioni, duke u shkatërruar plotësisht. Sipas policisë, drejtuesi T. M, është shoqëruar në komisariatin e Lezhës për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip “Benz” ende i paidentifikuar .
Drejtuesi i kamionit shtetasi T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.