Nga Flutura Açka.
N’Elbasan.
Ishte një kohë në rininë time, kur një burrë elegant i veshur përherë me të çelëta dhe me një pamje diellore prej buzëqeshjes së përhershme, më ndalonte për të më përshëndetur.
Ishim mësuar t’i thonim doktor, stomatologut të njohur të qytetit tonë, Albert Mitarja.
Mbrëmë e takova sërish në klinikën e tij të bërë me aq shije dhe kujtuam ato ditë bukura dhe ndamë dëshirat që t’ua bëjmë Shqipërinë e bukur për djemtë e rinj, që të mos e braktisin, sikurse të tijtë.
Doktori im i dielltë ka edhe një pasion, bën punime pirografike në dru me ujëra e pemë e diell e lule e jetë. Është modest për këtë, por tani në shtëpinë time do të jetë edhe një copëz e shpirtit të tij të kristaltë.
Faleminderit doktor Bert Mitarja!