BallinaKronikeEMRI/ Kush është gruaja që u gjet e dekompozuar në Lezhë

EMRI/ Kush është gruaja që u gjet e dekompozuar në Lezhë

spot_img
spot_img

Një grua e moshës 63 vjeç u gjend e dekompozuar këtë mbrëmje në ‘Malin e Tyrbes’ në Lezhë. Sipas identifikimit ajo është Angjelina Gjoka e cila  ishte shpallur e humbur në muajin shkurt.

Njoftimi

Lezhë

Më datë 18.03.2021, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.

Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.

Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular