BallinaKronikeGjendet trupi i dekompozuar i një gruaje në Lezhë. Para 3 javësh....

Gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje në Lezhë. Para 3 javësh….

spot_img

Mbrëmjen e sotme është gjendur në Lezhë, trupi i dekompozuar i një gruaje, që dyshohet se i përket një shtetase të shpallur të humbur që nga data 25 shkurt.

Lezhë

Më datë 18.03.2021, në vendin e quajtur “Mali i Tyrbes”, Lezhë, është gjetur një kufomë e dekompozuar, e parregullt nga ana strukturore.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se trupi i përket shtetases A. Gj., 63 vjeçe, banuese në Lezhë.

Kjo shtetase ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.02.2021, bashkëshorti i saj, shtetasi Ll. Gj. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, për largimin e saj nga banesa.

Shërbimet e Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit, kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë kërkimet për gjetjen e saj.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular