BallinaAktualitet“Kam qenë 21 ditë në koma”, Bujar Qamili rrëfen dramën e shkaktuar...

“Kam qenë 21 ditë në koma”, Bujar Qamili rrëfen dramën e shkaktuar nga Covid-19: Isha i vdekur, s’di çfarë ndodhi me mua

spot_img
spot_img

Bujar Qamili ka rrëfyer dramën e tij me Covid-19. Në muajin dhjetor
pasi përfundoi klipin e tij “Shokun tonë po martojmë” ai shkoi në Itali
për të bërë një vizitë për veshkat.
Më pas ai u infektua me Covid-19 dhe përfundoi në koma për 21 ditë.
“Unë erdha përdisa ditë pushimi në Itali. Unë kam kohë që vuaj nga
veshkat, kisha infeksion. Në Itali shkova edhe për të bërë pak qejf, por pas
disa ditësh llova të kisha krizë të fortë që rrallë herë më ka ndodhur.
U shtrova në spital dhe qëndrova gati 10 ditë. Gjatë kohës që isha i
shtruar në spital kam dëgjuar disa gazetarë, gazeta që thanë jo është
infektuar me Covid-19, jo virusi etj etj. Faktikisht nuk është e vërtetë sepse
unë në spital jam shtruar për veshka.
Pasi jam shëruar telefonata e parë që kam bërë ka qenë më shokun tim
Ramazan Çeka dhe me të drejtë ka deklaruar në disa media që nuk kam
qenë me Covid, por me veshka.
Pasi dola, qëndrova disa ditë në shtëpi dhe pas pak ditësh i kam hipur avinonit dhe ardha ne shqiperi per te perfaqesuar Shkodren.

Temperatura filllloi të rritej deri ne 38 e gjysmë, trupi ishte i lodhur dhe
djali më dërgoi në spital. Në spital dola që isha me virus.
Gjendja ka ardhur duke u vështirësuar, është bërë aq keq saqë nuk mund
ta imagjinoni dhe unë vetë nuk kam dëshirë ta kujtoj çfarë mund të kenë
qenë ato ditë për mua.
Pas 4-5 ditëve unë nuk kam ditur më gjë fare se çfarë bëhej sepse kam
qëndruar në gjendje kome për 21 ditësh. Pas 21 ditësh jam zgjuar, e kam
parë veten ku jam, absolutisht nuk kam qenë në gjendje të komunikoja
shumë.
Meqë më erdhi rasti që të jap në një intervistë në një televizion kombëtar
që shikohet nga e gjithë Shqipëria dhe Europa dua të përshëndes djalin
tim që më qëndroi pranë dhe mjekët italianë të cilët ishin në dispozicionin
tim”, është shprehur Bujar Qamili.
Bujar Qamili ka treguar se pasi hapi sytë pa djalin e tij që i qëndronte
pranë dhe nuk preferioi që të mësonte se çfarë kishte ndodhur ato
gjatë 21 ditëve në koma, ditë mjaft të vështira për familjarët dhe
miqtë e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular