BallinaKryesoreProgrami për Energjinë/PD: Rama në 8 vite abuzoi me tenderat, parat e...

Programi për Energjinë/PD: Rama në 8 vite abuzoi me tenderat, parat e qytetarëve ua dha miqve

spot_img
spot_img

Zëdhënësja e fushatës së PD-së Floriana Garo reagoi pas prezantimit të programit qeverisës të kryeministrit Rama për Ujin dhe Energjinë.

Në deklaratën e selisë blu thuhet se e vetmja gjë që Rama bëri për 8 vite ishte abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët pёr t’ua dhёnё miqve tё tij.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE

Ata që nuk kanë pasur sukses për 8 vite nuk do të kenë sukses edhe nëse marrin 4 vjet të tjera.

Rama i cili ka dështuar për 8 vite me radhё dhe e ka  penguar Shqipërinë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumё tё nevojë. Sot Rama sjell me vete më shumë premtime boshe. E vetmja gjë që Rama ka bërë pёr sektorin e energjisё në 8 vjet ka qenë abuzimi me tenderat dhe zhvatja e parave nga qytetarët shqiptarë – pёr t’ua dhёnё miqve tё tij.

Ndërsa vende si yni arritёn tё kishin sukses, Shqipëria dështoi sepse pengohej nga Rama. Ёshtё koha për një ndryshim.

Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite me rradhё – energji, ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Së bashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular