Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ka vijuar takimet në terren me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm të qytetit, duke theksuar se nuk i trembet qytetarit dhe të lëvizë me truproja.
‘Nuk do ia lejoja vetes kurrë dhe misionit tim në politikë do t’i vinte fundi’, shkruan Bushati në Facebook.
Postimi i plotë i Helidon Bushatit:
Nuk jam politikani që i trembet qytetarit dhe që lëviz me truproja. Nuk do ia lejoja vetes kurrë dhe misionit tim në politikë do t’i vinte fundi
Siguria më e mirë është përkrahja që gjej kudo dhe nevoja për ndryshim. Do të vij çdo ditë tek ju, me të rinj dhe të reja, që bashkë me ju duan ndryshimin. Jam njëri nga ju.