Partia Demokratike ka denoncuar sot importimin e votuesve nga zonat e tjera drejt Tiranës.
Këtë importim e bëjnë tani shumë kollaj, jo gjendja civile, por zyrat elektorale të PS-së.
Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, në një deklaratë për mediat, tha se ‘Importimi i votuesve me kontrata fiktive të shtëpive, tregon se Edi Rama nuk luan me rregulla të ndershme loje, sepse ai ka frikë nga humbja’.
Deklaratë e PD-së, nga Ivi Kaso
Edi Rama humb kudo në Shqipëri, madje edhe në Tiranë. Ja pse kryeministri në largim po tenton të vjedhë zgjedhjet.
Është e pamundur të ndalosh qytetarët shqiptarë, të cilët duan ndryshimin dhe kjo po e tërbon Edi Ramën.
Mbrëmë, emisioni investigativ ‘Boom’ solli prova filmike se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë importuar mijëra vota në Tiranë.
Importimi i votuesve me kontrata fiktive të shtëpive, tregon se Edi Rama nuk luan me rregulla të ndershme loje, sepse ai ka frikë nga humbja.
Ta ndjekim me zë dhe me figurë përpjekjen e dëshpëruar të Edi Ramës për të importuar votuesit në Tiranë.
Loja e pistë me importimin e votuesve nga qytetet e tjera më Tiranë, nuk do ta ndihmojë Ramën. Ai do të humbë kudo – në Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë, në Fier, kudo.
Në mënyrë që të sjellim një ndryshim të vërtetë për vendin tonë, ne duhet të fillojmë rrugën e sigurt drejt Bashkimit Europian. Mënyra e vetme për të bërë këtë është të votohet për Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.
Të nderuar qytetarë, dilni dhe votoni!
Së bashku ne do të sjellim ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë ne!