BallinaBotaFranca i frikësohet një vale të tretë të Covid, nga sot “izolohet”...

Franca i frikësohet një vale të tretë të Covid, nga sot “izolohet” Parisi! Ja masat e reja që do të kufizojnë qytetarët

spot_img
spot_img

Ndërsa Franca i friksohet një valë të tretë të koronavirusit, Parisi ka vendosur që të izolohet për një muaj.

Rreth 21 milion njerëz në 16 zona të Francës do të vendosen nën izolim nga mesnata e së Premtes.

‘Këto masa nuk do të jenë aq të rrepta sa bllokimi i mëparshëm’, tha Kryeministri Jean Castex, raporton BBC.  Castex tha se një “valë e tretë” e infeksioneve në vend po duket gjithnjë e më e mundshme.

Situata në Paris është shqetësuese pasi 1,200 persona janë në kujdes intensiv, më shumë sesa në kulmin e valës së dytë në nëntor, tha Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran.

KUFIZIMET

Sipas masave të reja, bizneset jo thelbësore do të detyrohen të mbyllen, por shkollat ​​do të qëndrojnë të hapura. Njerëzit do të lejohen të lëvizin jashtë në një hapësirë prej 10 km nga shtëpia e tyre dhe nuk lejohen të udhëtojnë në pjesë të tjera të vendit nëse nuk kanë një arsye të fortë. Ata në zonat e prekura do të duhet të plotësojnë një formular për të shpjeguar pse janë larguar nga shtëpitë e tyre. Ndërsa ora policore do të fillojë në 19:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular