BallinaUncategorizedLubonja për reagimin e Metës: Kur mbaron fjala, gjykon palla

Lubonja për reagimin e Metës: Kur mbaron fjala, gjykon palla

spot_img
spot_img

Analisti Fatos Lubonja thotë se sjellja anormale e Presidentit vjen nga sjellja anormale e Edi Ramës dhe pasuesve të tij. Duke analizuar në “Real Story” në News24 ngjarjet e fundit, Lubonja tha se e sheh situatën që ka ardhur aty ku thotë populli, “kur mbaron fjala, gjykon palla”.

“Presidenti është në fushatë padyshim. Duhet t’i themi të gjitha të vërtetat. Kjo sjellje anormale e Presidentit vjen nga sjellja anormale e Edi Ramës dhe pasuesve të tij. Është në fushatë siç janë kryetarët e bashkive që duhet të merren me punë. Presidenti është figurë më e rëndësishme, për fat të keq sjelljet e kësaj maxhorance, arroganca e këtij kryeministri, qëndrimet pafund arrogante, sjellja arrogante, nëpërkëmbja e presidentit, e çdo vendimi, arroganca e kësaj partie në pushtet dhe mosdëgjimi i asnjë lloj fjale është aq i madh sa që kur mbaron fjala gjykon palla thotë popullit.

Unë e shikoj situatën që ka ardhur këtu, kur mbaron fjala, gjykon palla. Problemi është ky që kanë pallë këta apo s’kanë pallë këta, Ilir Meta me gjithë PD-në. Unë them aman të kishte por s’di a ka. Ai në vend të pallës që mendoj se nuk e ka, palla janë të fortët, se ne i njohim kemi 30 vjet. Si kanë vepruar këta, me emra e mbiemra, të fillojmë po të duash. Që nga ai i dyti i Shkodrës, i PS, shefi që i rrahu të gjithë në kohën e Berishës. Kjo histori ka shkuar. Të fortët e Shqipërisë për shkak se nuk ka më ndarje pushtetesh se i ka marrë të gjitha, dhuna, rreziku vjen këtej. Ju thoni po gërmushet presidenti, problemi është sa kanë pallë këta. Ju kërkoni që këta të sillen si në një vend normal, Presidenti, PD, këta të tjerët hu.

Kur analizojmë që ky u çmend, do them o u çmend ky lidheni këtë ose shikoni pse u çmend ky se ka ca të tjerë. Nëse këtë e trajtojmë si të çmendur, këtë tjetrin si normal, ndërkohë që ai ka 5 ushtarë në Presidencë, ky ka policinë, pushtetin. Mendoj dhe që kryeministri ka dalë nga shumë role.

Del dosja 339 në vend të veprojë drejtësia, merr disa çapaçula. Gjykoj që çmenduria e Presidentit dhe e imja është që kur shoh këtë padrejtësi ulërij, në qoftë se nuk do shihja padrejtësi nuk do ulërija”, deklaroi Lubonja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular