BallinaKryesore“Më mbajnë shpatullat e mia, do votoj atë që më duket më...

“Më mbajnë shpatullat e mia, do votoj atë që më duket më i miri”, Basha bisedë me artizanin në Gjirokastër: Nëse nuk mbaj premtimet, mos më voto për mandat të dytë!

spot_img
spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjirokastrës, zhvilloi takime me biznesmenë dhe artizanë të zonës.

Në një bashkëbisedim me një artizan, Basha theksoi planin që ka Partia Demokratike për turizmin. Ai theksoi se nëse premtimet që kanë thënë nuk zbatohen, atëherë populli të mos e votojë për një madat të dytë.

Lulzim Basha: 
Kam ardhur para disa muajsh dhe e kam gjetur në depresion qytetin, por sot kanë dalë duke më pritur që në Memaliaj e Përmet, e deri në Gjirokastër. Do i çlirojmë të gjithë nga ky stres. Universiteti i Gjirokastër të kthehet edhe njëherë të rëndësishëm. Në vend të kësaj depresioni, mërzie, të kemi prapë gëzim, ashtu siç e pashë sot në sytë e gjirokastritëve. Duhet ruajtur tradita, të përcillet brez pas brezi. E dyta, është diçka e cila krijon gjëra unike, këtu derdhet shpirti i njeriut.

Artizani 1: Më vjen keq që edhe pas 30 vitesh në demokraci ka biznese të paregjistruara.

Lulzim Basha: Nuk ka gjë më të keqe se ndan ca të babës e ca të nënës. Kjo prish konkurrencën.

Artizani 1: Unë kam qenë në emigrim, jam kthyer dhe atje jam mësuar me disa rregulla Evropiane. Këtu kemi të bëjmë me turizmin, këtu vijnë nga kultura të ndryshme dhe unë jam vënë në lëvizje. Konkurrenca e pandershme është si për këta që janë në pushtet dhe pretendojnë të qëndrojnë akoma, si për ju që jeni në opozitë, mua më mbajnë krahët e mia, por unë do shoh kush është më i miri dhe do e mbështes.

Lulzim Basha: Së pari duhet të dalim të votojmë dhe të sigurojmë ndryshimin. Ju jeni sovrani, ju vendosni, e keni ju në dorë. A mund të vazhdohet më kështu siç ka qenë këto vite? Ndryshimi është një plan konkret, në veçanti për turizmin është i detajuar. Nuk avancon turizmi nëse është i braktisur nga shtetit. Turizmi do të lulëzojë kur turizmi të mos jetë dy muaj në bregdet, por gjatë gjithë vitin. Ne kemi një vizion, plan, vendosmëri dhe ekspertizën për të zbatuar këtë plan. Tetë vite e keni parë vetë si shkoi, por vota juaj është kryesore. Unë zotohem që programet që kam thënë do e vendos në zbatim. Ne themi që këto do bëjmë, nëse jo, nuk kërkojmë mandat të dytë. Do të ketë subvencione, dhe të gjithë duhet të votojmë për ndryshimin.

Artizani 1: Shpresojmë që gjithçka që premtoni ta vendosni në zbatim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular