BallinaKryesoreSiguracioni i detyrueshëm për makinat, Transportet sqarojnë ndryshimet ligjore

Siguracioni i detyrueshëm për makinat, Transportet sqarojnë ndryshimet ligjore

spot_img
spot_img

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) sqaron se nuk është parashikuar asnjë gjobe automatike për qytetarët nëse nuk pajisen me një kontratë sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj të tretëve (TPL) brenda 30 ditëve nga mbarimi i asaj të mëparshmes.

“Në projektligjin e depozituar në Kuvend, është cilësuar vetëm fakti që përmes qendrës së informacionit si një bazë të dhënash zyrtare për shkëmbimin e informacionit, institucionet që ushtrojnë kontrollin në rrugë, marrin të dhëna në kohë reale për mjetet të cilat janë në qarkullim në rrugë dhe nuk kanë një kontratë sigurimi (TPL) të vlefshëm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë

Nisur nga një njoftim i publikuar ditën e sotme në disa media dhe portale, në lidhje me aplikimin e gjobës automatike në rastin e mospasjes së siguracionit të detyrueshëm për mjetin (TPL), ju informojmë se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe DPSHTRR kanë vendosur të parën mbrojtjen e interesit publik, gjatë ushtrimit të kompetencave funksionale dhe gjatë hartimit të politikave në sektorin e transportit rrugor.

Në projektligjin e depozituar tashmë në Kuvend nga ana e Këshillit të Ministrave “Për disa shtesa dhe ndryshime të ligjit nr. 8378, datë, 22.07.1998,“Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë” dhe që është në pritje për diskutim në Komisionet e Përhershme Parlamentare përkatëse, nuk ka të parashikuar aplikimin e një gjobe automatike ndaj qytetarëve në rast se nuk pajisen me një kontratë sigurimi të detyrueshme për përgjegjësinë ndaj të tretëve (TPL) brenda 30 ditëve nga mbarimi i asaj të mëparshmes.

Në projektligjin e depozituar në Kuvend, është cilësuar vetëm fakti që përmes qendrës së informacionit si një bazë të dhënash zyrtare për shkëmbimin e informacionit, institucionet që ushtrojnë kontrollin në rrugë, marrin të dhëna në kohë reale për mjetet të cilat janë në qarkullim në rrugë dhe nuk kanë një kontratë sigurimi (TPL) të vlefshëm.

Qendra e informacionit e cila përmendet në nenin 9 të projektligjit të depozituar në Kuvend, është e parashikuar më herët në nenet 4, 38 dhe 41 të ligjit nr.10076, datë 12.2.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Për më shumë informacion mund të konsultoheni dhe me projektligjin e depozituar tashmë në Kuvend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular