BallinaKryesore6 mijë euro, për një vend pune/ Të rinjtë i ankohen, Bushati:...

6 mijë euro, për një vend pune/ Të rinjtë i ankohen, Bushati: Ju jeni e ardhmja, bashkë mund ta ndryshojmë

spot_img
spot_img

Largimi i te rinjve ëshët drama më sociale që po kalon vendi ynë në vitet e fundit. Rënia e nivelit te arsimit e mungesa e prespektivës ka bërë që shpresa për të rinjtë të jetë emigrimi. Ky ishte shqetesimi që një grup të rinjsh i shprehen Drejtuesit poltik te qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, gjatë një bashkebisedimi ku u ngritën problematikat kryesore me të cilat ata përballen.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë u fol për situatën pandemike, ku pjesën më të madhe të lëndëve studentët e zhvillojnë online, duke kërkuar kështu një zbritje të tarifës universitare. Një kosto shtesë sipas tyre është edhe interneti.

Vështirësia mbi mësimin onlinë lidhet edhe me lëndë të rëndësishme të cilat kurrsesi nuk mund të zvendësohen me këtë të fundit pa shkuar në auditore. Infermieria e cila mbetet një zgjedhje në masë nga studentët, ku pjesa më e madhe synojnë emigrimin jashtë vendit.

Punësimi pas studimeve universitare ishte ndër shqetësimet e ngritur nga të rinjtë. Sipas tyre askush nuk punësohet sipas meritës por duke paguar para në këmbim të një vendi pune.

Helidon Bushati, i cili kanstudiuar per shume vite jashte vendit, u tha te rinjeve se ata  janë e ardhmja dhe ndryshimin do e bëjnë pikërisht ata. Ai ka shpalosur programin e partisë demokratike qe synon  qe potencial i të rinjve  të vlerësohe, një arsim cilesore si dhe garanci për tregun e punës duke ofruar stazhe të paguara. ” Ne do u japim mundësi që talenti i tyre të vlerësohet në Shqipëri duke mos i larguar të rinjtë jashtë vendit, ashtu siç ka bërë politika e sotme’- është shprehur Bushati.

Studenti 1: Minimalisht gjëja që duhej bërë në këtë situatë pandemike është kontrata me kompanitë telefonike që janë në Shqipëri dhe ndoshta t’i ofrohet një aparat dmth një mjet për të pasur aksesin në mësim. Përsa i përket arsimit, kjo ka qenë problematika kryesore.

Studenti 2: Edhe po mbarove shkollën, këtu të garantohet një vend pune edhe po të duash të hysh në një vend, sikur edhe mësues duhet të paguash 5-6 mijë euro, nuk të ofron askush garanci pune.

Bushati: Drejtuesit e arsimit ju’a kërkojnë?

Studenti 2: Po, këta që e kanë në dore

Bushati: 5-6 mijë euro është rroga e më tepër se një viti , dmth duhet me punu një vjet gratis për drejtuesit e arsimit për të filluar punë

Studenti 1: Pa llogarit shpenzimin që ke ba ndër vite.

Studenti 3 : Arsimi a shumë të meta , sidomos se unë jam në vit të dytë . Tesh dy vite, shof një rënie totale që edhe nga viti në vit ndryshojnë. Ndohsta pandemia ka bërë të veten , por edhe menaxhimi i pandemisë ka qenë skandaloz, sepse nqs thuhet sot që në orën 8 ne jena në karantinë lokalet i ke të hapuna edhe gjëja e parë që bëjnë mbyllin universitetet. Unë personalisht e kam përjetuar shumë në kuptimin që… nuk e di si mund të mësohet infermieria online. Ndërkohë, që ti lenë lokale e hapuna tan natën dhe shkon e mbyll studentët e infermierisë është kulmi, sepse nesër ne që studiojmë për degen e infermierisë kena një synim Gjermaninë.

Kam ken në spital duke ba praktiken edhe shof skandalin, eshtë pandemia në kulmin e saj dhe më keq se në vitin e kalum edhe në spital nuk rregull e kushte. Sistemi i shëndetësisë është përtokë, arsimi përtokë, korrupsioni është maksimal. Nuk e di se ca presim më tepër prej drejtuesit të shtetit, nqs drejtuesi i shtetit ka si qëllim me hap sa ma shumë lokale , me kriju fonde për vedi asht kulmi. Ne nuk jemi pak si popull, vitet e kanë tregu që ne mundena sepse kena kalu luftëra, kena kalu komunizmin, i kemi kalu tana.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular