BallinaAktualitetCovid/Humbje në bluzat e bardha, ndahet nga jeta mjekja endokrinologe

Covid/Humbje në bluzat e bardha, ndahet nga jeta mjekja endokrinologe

spot_img
spot_img

Bluzat e bardha shënojnë një tjetër humbje nga Covid 19. Është fjala për mjeken endokrinologe Valentina Lile, e cila nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin, në spitalin Covid 2 ku ishte e shtruar.  Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Diabetit në Shqipëri, përmes një postimi në Facebook.

“Një ikje e padrejtë, e parakohshme, një dhimbje e papërshkrueshme, një humbje e madhe. Kur një mjek ikën, humbet e tërë shoqëria. Me ikjen e doktoreshë Valit shkenca humbi një mendje, mjekësia një pasuri, kolegët një hallkë të punës së tyre, një krah të djathtë, pacientët një engjëll mbrojtës, shoqata një bashkëpunëtore dhe pjesë të saj që në fillimet e saj, pacientët, që ka ndjekur, sa ka shëruar, sa e kanë uruar. Boll më me të tilla humbje, boll më të tilla njoftime, zot mbaj dorën, boll më në  endokrinologji për 3 muaj 5 humbje në rradhët tona. Nuk mundemi më. Të qoftë dheu i lehtë doktoreshë Vali, qofsh e parajsës”, thuhet në shënimin e shoqatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular