BallinaAktualitet'Dimër' në pranverë/ Shtrëngata shiu dhe borë, si pritet të jetë moti...

‘Dimër’ në pranverë/ Shtrëngata shiu dhe borë, si pritet të jetë moti këtë fundjavë

spot_img
spot_img

Edhe pse zyrtrarisht Pranvera ka ardhur, kjo fundjavë do të na kujtojë më shumë stinën e dimrit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, thotë se do ketë surpriza të motit këtë fundjavë.

Dita e Shtunë nis me mot të vranët në të gjithë territorin dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme në formë pikash. Më pas reshjet fitojnë itensitet deri mesatar në të gjithë vendin në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Më kalimin e orëve dhe uljen e temperaturave në orët e pasdites vonë reshjet në lartësitë mbi 300 metër në relievet malore dhe mbi 600 metër në ato kodrinore shndërrohen në reshje dëbore. Në relievet malore reshje të dendura dëbore edhe në formën e stihive të dëborës

E njejta situatë edhe ditën e Diel pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta reshje shiu me itensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore vijojnë reshjet e dëborës dhe duke nisur nga orët e pasdites ato bëhen me intensitet të lartë. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut reshjet e dëborës zbresin deri në nivel deti ndrësa në zonën e qendrës dhe veriut në nivele kodrinore 400-500metër. 'Dimër' në pranverë/ Shtrëngata shiu dhe'Dimër' në pranverë/ Shtrëngata shiu dhe

Grupi privat në Facebook

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular