BallinaPolitikeFOTOT/Asi nën mëngë i PD në qarkun Elbasan, mirëpritet dhe mbështetet edhe...

FOTOT/Asi nën mëngë i PD në qarkun Elbasan, mirëpritet dhe mbështetet edhe nga socialistët e ndershëm

spot_img

Në Librazhd, Prrenjas dhe Elbasan, ne çdo rrugicë kërkohet ndryshimi që është i pashmangshëm.
Në 25 prill vjen ndryshimi i madh! Kandidati i PD për qarkun Elbasan që do të mbulojë Librazhdin dhe Prrenjasin Lefter Gështenja është pritur me entuziazëm dhe në takime madhështore nga qytetarët e kësaj krahine ku eshte mbeshtetur edhe nga socialistet e ndershem. Ndonëse ende nuk ka nisur zyrtarisht fushata elektorale banorët e këtyre krahinave duket se janë bashkuar krah Lefter Gështenjës dhe ekipit të PD për të sjell fitoren e shumëpritur në zgjedhjet e 25 prillit.
Në të gjitha takimet ka pasur entuziazëm, vëmendje dhe pritshmëri për të takuar dhe dëgjuar kandidatin e PD.  Në rrjetin social FB të z.Gështenja pasqyrohen pritjet madhëshrore të realizuara deri ëm tani.
“Takim me tregtarët e Qukësit. Ky është realiteti i hidhur që përballen ata përtej fasadës së Qeverisë. Shqetësime të panumërta rëndojnë mbi ta, si mungesa e infrastrukturës dhe rënia drastike e konsumit.  Shumë prejt tyre shprehen se janë drejt falimentimit dhe largimit nga Shqipëria. Është detyrë e jona të ofrojmë infrastukturën dhe të krijojmë kushte të favorshme që kushdo ta ndërtojë të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre në Shqipëri. Rruga e vetme për ndryshim, është 25 Prilli.
Banorët në Qukës dhe në cdo cep të Shqipërisë meritojnë një qeveri që punon për ta dhe jo për vete. Shqetësimet që u ngritën në “Pazarin” e Qukësit lidheshin me pensionet, dhe rënien e të ardhurave në familje. Shqiptarët janë të revoltuar dhe indinjuar nga shpërfillja e kësaj qeverie.  E vetmja mundësi për të dalë nga kjo krizë është ndryshimi me 25 prill. PD do të rrisë ndihmën ekonomike, pensionet, e do bëjë të mundur që qytetarët të kenë më shumë të ardhura.
Një takim emocional, entuziast dhe madhështor i Lefter Gështenjës ishte në vendlindje teksa ai ai e pranon vet teksa shkruan: – “Momente nga takimi i jashtëzakonshëm, në vendlindjen time, Dorëz! Ndjehem i privilegjuar të jem biri juaj dhe tju përfaqësoj në Kuvendin e Shqipërisë.
Ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe suportin që shprehni ndaj meje. Shpresëplotë që së bashku do bejmë ndryshimin”. Në Librazhd në çdo rrugicë kërkohet ndryshimi që është i pashmangshëm. Në 25 prill vjen ndryshimi i madh!
Zoti Gështenja zhvilloi takime dhe me banorë të zonës së “Bitumit” në rrugën “Demokracia” të Përrenjasit teksa shkruan: – “Banorët e kësaj zone demokratë e socialistë ndjehen të braktisur gjatë këtyre 8 viteve nga kjo qeverisje. Në këto lagje të Prrenjasit vërehet degradimi i infrastrukturës rrugore, kanalizimeve dhe ndriçimit. Investimet në infrastrukturë kanë ndaluar prej  vitit 2013 dhe qyteti ka mbetur në vend numëro. Duhet të jemi të bashkuar, për të sjellë ndryshimin dhe normalitetin në Shqipëri. Bashkimi i të gjithë qytetarëve do të sjellë fitoren në 25 prill”.
“Realiteti në Mirakë nuk shihet gjëkundi në videot 3D te Kryeminstrit. Nuk i dalin bukur videot po të shfaqin varfërinë dhe vështirësitë që banorët e Mirakës përballen çdo ditë. Askush nuk është interesuar për këta banorë gjatë 8 viteve të qeverisjes Rama. Kushdo e ka të qartë që Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Prandaj, 25 Prilli është beteja e gjithë secilit prej nesh”-shkruan kandidati i PD, z.Gështenja.
Një pritje madhështore Lefter Gështenjës iu rezervua nga të rinjtë, ata që do të jenë në ballë të fushatës së PD dhe çelësi i suksesit. Na këtë takim z.Gështenja shkruan: -Më vjen mirë që në këtë fushatë shumica janë të rinj e të reja plot optimizëm e shpresë. I falenderoj për punën dhe përkushtimin e tyre. Të rinjve nuk ju mungon talenti dhe dëshira, por ju mungojnë mundësitë dhe meritokracia. Ky është ndryshimi që të gjithë bashkë do të sjellim nga 25 prilli”. Sigurinë në fitore kandidati i PD do ta shihte dhe tek takimet me gratë teksa shkruan: -“Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gra përfaqësuese të fushave të ndryshme në Librazhd. Pas çdo ndryshimi të madh qëndrojnë gra të forta që së bashku me 25 Prill do të ndryshojnë Shqipërinë.  Ndërprerja e energjisë elektrike gjatë këtij takimi reflekton më qartë mënyrën si po qeveriset Shqipëria sot, në terr!”. Ndërkohë z.Gështenja gjatë takimeve me qytetarët në Librazhd dhe Prrenjas ka konstatuar se të gjithë ndjehen të lënë në harresë nga qeverisja Rilindjes, të gjithë duan ndryshim.

  

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular