Greqia duket se nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tokës. Mediat fqinje raportojnë se një tërmet me madhësi 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar në Greqi së fundmi.
Tërmeti ka ndodhur në zonën e Elassona, tellësia e lëkundjes sizmike vlerësohet se ka qenë në 5 km, ndërsa epiqendra ndodhet 15 km NN e Elassona.
Fatmirësisht nuk është raportuar për dëme, pasi lëkundja nuk ka qenë e fortë.
Më 3 mars një tërmet i madhësisë 6.3 të shkallës rihter shkundi Greqinë, duke dëmtuar shumë ndërtesa dhe duke krijuar panik te banorët.