BallinaKryesoreHelidon Bushati me të përndjekurit: Xhelatët e djeshëm, s’mund të na qeverisin...

Helidon Bushati me të përndjekurit: Xhelatët e djeshëm, s’mund të na qeverisin më. Historia përsëritet kur harron…

spot_img

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka zhvilluar një takim me Zenel Drangun, kryetarin e shoqatës së përndjekurve politikë në Shkodër, ku ka theksuar se historia përsëritet kur një popull harron të kaluaren e tij.

‘Shkodra, thirrjen e saj për liri, e ka paguar me jetën e bijve dhe bijave të saj. Xhelatët e djeshëm dhe bijtë e tyre biologjik e ideologjik nuk mund të na qeverisin më, as demokratët dhe as socialistët’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Historia përsëritet kur një popull harron të kaluaren e tij.

Shkodra, thirrjen e saj për liri, e ka paguar me jetën e bijve dhe bijave të saj. Me Zenel Drangun, kryetarin e shoqatës së përndjekurve politikë në Shkodër dhe me Gretën, kujtuam kalvarin e gjatë të vuajtjeve të familjeve tona në diktaturë. Partia Demokratike, përveçse e popullit, nuk mund të mos jetë edhe e të përndjekurve politikë.

Xhelatët e djeshëm dhe bijtë e tyre biologjik e ideologjik nuk mund të na qeverisin më, as demokratët dhe as socialistët.

Partia Demokratike ka bërë shumë, e do të bëjë edhe më shumë. Përballë Zenelit, nuk gjeta kohë për justifikime, por për ndjesë, ndjesë të thellë.

Ne jemi të vendosur të mos lejojmë përmbushjen e amanatetit të xhelatëve të djeshëm nga bijtë e tyre, që po sot, i kemi ne krye të vendit.

Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë shenjtor i sotëm.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular