Finlanda është renditur si kombi më i lumtur në botë, sipas një studimi të ri.
Vendet nordike dominuan Raportin Botëror të Lumturisë në vitin e pandemisë, ku Finlanda renditet e para, Islanda e dyta, Danimarka e treta, Norvegjia e teta dhe Suedi e gjashta.
Ndërkohë, në listën me 95 vende, Shqipëria renditet në vendin e 63 në Raportin Botëror të Lumturisë, ndërsa Kosova renditet shumë më lart se ne, në vendin e 31.
Renditja e vendeve bëhet duke marrë parasysh mirëqenien, korrupsion, demokracinë dhe funksionimin e institucioneve shtetërore.