BallinaKronikeMond Çekiçi u vra pranë banesës së prindërve, 20 të shoqëruar në...

Mond Çekiçi u vra pranë banesës së prindërve, 20 të shoqëruar në polici

spot_img
spot_img

Policia e Durrësit ka shoqëruar rreth 20 persona në lidhje me vrasjen e Edmond Koçit, anëtar i bandës së Durrësit.

Ppersonat e shoqëruar po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë. Krimi ndodhi pranë shtëpisë së prindërve të Mond Çekiçit, i cili la pas dy fëmijë jetimë.

Ndërkohë, nga kontrolli në makinë nuk u gjet asgjë e paligjshme, ndërsa viktima nuk ishte i armatosur në momentin kur u qëllua me armë për vdekje.

40-vjeçari udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.

Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular