BallinaAktualitetPallati në Has rrezikon të shembet! Shtesat pa leje dëmtojnë strukturën!

Pallati në Has rrezikon të shembet! Shtesat pa leje dëmtojnë strukturën!

spot_img
spot_img

Banorët e Lagjes nr.1 në Has të shqetësuar dhe në panik për shëmbjen e pallatit të tyre në tokë ankohen në Fiks Fare.

Sipas tyre shtesat e kryera në pallat janë problemi kryesor , por problem është edhe ndërtimi i një lokali në kat të parë që sipas tyre i përket kryetarit të bashkisë.

Ata thonë se këto ndërtime jo vetëm që u pengojnë dritën, por tashmë kanë cënuar seriozisht dhe strukturën e pallatit i cili nga dita në ditë rrezikon shëmbjen

Fiks Fare/ Pallati në Has rrezikon të shembet! Shtesat pa leje

Duke marrë shkas edhe nga ngjarja e fundit ku tërmeti i 26 nëntorit në vitin 2019 në vendin tonë shkatërroi me dhjetra pallate, banorët janë të traumatizuar dhe nuk kanë siguri për jetën e tyre.

Mes të tjerash për emisionin Fiks Fare dy nga banorët thonë se në katë të parë është ndërtuar lokali i kryetarit të Bashkisë Has dhe disa nga familjet nuk ankohen nga frika se i heqin nga puna. Pavarësisht se qytetarët janë ankuar kurrë nuk kanë marrë zgjidhje.

Fiks Fare/ Pallati në Has rrezikon të shembet! Shtesat pa leje

Gazetarët e Fiksit shkojnë trokasin në 3 dyer të apartamenteve ku zonjat e shtëpive u thonë se banesat janë të dëmtuara nga ndërhyrjet që janë kryer në kundërshtim me ligjin.Emisionit Fiks Fare njëra nga zonjat i vendos në dispozicion video të banesës së saj nxirë me myk dhe lagështi nga krisjet nëpër mure e shtesave të ndërtuara pa leje.

Bashkëpunëtori i Fiksit shkon në lokalin e ndërtuar në katë të parë për të cilin banorët pretendojnë se është ndërtim i paligjshëm dhe i përket kryetarit të bashkisë.Punëtori i këtij biznesi i konfirmon bashkëpunëtorit të emisionit Fiks Fare se lokali është i kryetarit aktual të Bashkisë Has.

Fiks Fare/ Pallati në Has rrezikon të shembet! Shtesat pa leje

Por në një telefonatë që gazetarët e Fiksit patën me kryetarin e bashkisë ai mohon të jetë lokali i tij, por pranon që lokali është në emër të vëllait të tij. Ai konfirmon se lokali ka leje ndërtimi, ndërsa i pyetur për shtesat ai shprehet se nuk kanë leje, por kanë vite që janë ndërtuar dhe se nuk ka kompetenca për t’i prishur. ” Unë i jam drejtuar Institutit të Ndërtimit , pasi nuk kam vetë si bashki specialistë dhe nëse ata japin “ok” për t’u prishur patjetër që do prishen” shprehet kryetari Liman Morina.

Fiks Fare/ Pallati në Has rrezikon të shembet! Shtesat pa leje

Por deri atëherë këta banorë duhet t’i mbajnë në kurriz këto shtesa pa leje deri në momenti kur vetë struktura e pallatit të shëmbet nën këmbët e tyre.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular