BallinaPolitikeSalianji: Biznesi i vogël dhe i mesëm në këto 8 vite kanë...

Salianji: Biznesi i vogël dhe i mesëm në këto 8 vite kanë marrë goditjen më të rëndë nga Rama

spot_img
spot_img

Kandidati i PD në Korçë Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me biznesin në juglindje, ku theksoi se biznesi i vogël dhe i mesëm në këto 8 vite kanë marrë goditjen më të rëndë nga kryeministri Edi Rama. Ai shprehet se dhe ata që dikur besuan premtimet e tij imagjinare sot flasin për gjoba, taksa, falimentim.

“Është kënaqësi e veçantë që një pjesë e madhe merret me biznes. Për rastësi të mirë janë dhe njohje të vjetra të PD dhe kontributor në vite. Siç nuk është sekret për t’u thënë, shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm e kanë mbështetur Edi Ramën në fillimet e veta. Edhe Berti vetë si kryetar i shoqatës, Rama premtoi aq shumë dhe bëri për vete shoqata dhe grupet e interesit. PS ka fuqizuar vetëm Niko Peleshin dhe një shokun e vetë, kaq! Bizneset e tjera janë në zgrip, në vuajtje, ndërkohë që pasurohen njerëz që nuk janë marrë asnjëherë me biznes, si Peleshi. Duke ndihmuar në mënyrë të pandershme tendera, duke goditur disa të tjerë, biznesi e ka të vështirë. Nuk do të ketë 100 taksa, e 100 kontrolle. Do të merret një pullë dhe do të vendoset tek dera e biznesit dhe s’do të ketë kurrë taksidarë që vinë aty. Një gjë tjetër e mirë është ulja e pagesës së sigurimeve shoqërore. S’mundet që pa rritur pensionet, të shkohet në një situatë ku të paguhet më shumë dhe të rritet kosto e biznesit të vogël. Nuk kanë për t’ja dalë as me presione, as kërcënime. Nëse ka tatimorë, apo drejtor administratën, që bejne presion, në mënyrë figurative, do t’i thyhen këmbët. Do bëjmë kallëzim penal në SPAK.”, deklaroi Salianji.

“Biznesi i vogël dhe i mesëm në këto 8 vite kanë marrë goditjen më të rëndë nga Edi Rama ⛔ “Edhe ata dikur besuan premtimet e tij imagjinare. Sot flasin për gjoba, taksa, shpenzime dhe falimentim ❌ Tani jemi të gjithë bashkë për të mbështetur sipërmarrjet, tregtarët dhe biznesin 🟢
Shqipëria Fiton Biznesin. Pa gjoba! Taksa 0.5% e xhiros vjetore! Pa kontrolle!”, shprehet Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular