Janë publikuar pamjet nga dasma përrallore e Fjolla Morinës me biznesmenin Fisnik Syla. Çifti i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni private të mbajtur në Maldive.
Pak minuta më parë, Morina ka ndarë detajet e para nga momenti kur ata i thonë “Po” njëri-tjetrit.
“Thashë po përgjithmonë. I vetmi person me të cilin do të kaloja jetën.”, është shprehur Fjolla krahas videove, ku shihet teksa shkëmbejnë puthjen e parë si burrë e grua. Një ditë më parë, Fjolla zbuloi se kishte marrë propozimin më të ëmbël nga Fisniku.