Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë ka reaguar pas videos që u bë virale, ku dukej Presidenti Joe Biden teksa rrëzohej, jo pak, por tre herë nga shkallët e Air Force One.
Jean-Pierre tha se Biden u rrëzua për shkak të erës së fortë që frynte, duke shtuar se edhe ajo vetë madje kishte qenë gati duke u rrëzuar.
“Jashtë frynte shumë me erë. Edhe unë pothuajse rashë duke zbritur nga shkallët”, tha Jean-Pierre.
Shtëpia e Bardhë reagoi me shpejtësi, duke hedhur poshtë spekulimet se Biden kishte probleme shëndetësore