Shoferi i Edmond Çekiçit ka dëshmuar për vrasjen e anëtarit të bandës së Durrësit ditën e sotme. Dyshohet se autorët ishin tre persona, dhe shoferi thotë se ata ishin të maskuar me kapuça dhe shalle.
Ai shton se atentati ka ndodhur në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Çekiçit, teksa ai sapo ka dalë nga makina iku me vrap tek rrugica.
Sipas tij, po të kishte qëndruar ende do e kishin vrarë dhe atë bashkë me Çekiçin, teksa konfirmon se kishte pak kohë që ishte shofer i tij. Në fakt, pas veprimit të shoferit, Çekiçi doli vetë për të biseduar me autorët, por aty u qëllua menjëherë.
”Nuk i kam parë , nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Në mengjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makine e zezë Benz. Ata ishin të maskuar me kapuça dhe shall. Dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar. Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka patur konflikt me Mondin. .”- tha shoferi.
Edmond Çekiçi ishte i dënuar për armbëmbajtje pa leje dhe në të njëjtën kohë në liri me kusht nga Gjykata.
Një automjet i vjedhur u gjet i djegur në Sukth, i cili u përdor nga autorët. Ndërkaq 20 persona janë shoqëruar deri më tani në komisariat për vrasjen.