BallinaKronikeKush ishte Edmond Çekiçi, lidhjet e tij dhe historia e armëve që...

Kush ishte Edmond Çekiçi, lidhjet e tij dhe historia e armëve që mbante…

spot_img

40-vjecari Edmond Koçi rezulton i skeduar në kartotekën e Policisë së Shtetit që në fillim të viteve 2000.

Në rrugë operative, është konsideruar si mik i Lul Berishës dhe anëtar i Bandës së Durrësit, ndërsa problemet ligjore i ka pasur më së shumti për armëmbajtje pa leje

Nga precedenca policore, Koçi ka qenë i dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale dhe bashkëpunëtor i Berishës.

Ndërkohë, të paktën 4 vendime gjykatash e kanë gjetur fajtor për posedim të armëve pa leje dhe mbajtjen e tyre në publik.

Sipas burimeve, armët që posedoheshin nga Koçi ishin me numër serie të fshirë. Burimet nga Policia thonë se mbaheshin prej tij për mbrojtje apo qëllime të tjera kriminale.

Drejtësia ka qenë bujare me Koçin, edhe kur është kapur, ia ka dalë të mos qëndrojë gjatë në burg.

Në fillim të këtij viti Edmond Koçi u dënua po për armëmbajtje pa leje me rreth 3 vite burg, dënim i cili pavarësisht se 40-vjeçari ishte përsëritës u konvertua në shërbim prove, duke e lënë të lirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular