BallinaKryesore"Rama vijon të luajë lojën", Luçiano Boci: Të kisha unë telefonin e...

“Rama vijon të luajë lojën”, Luçiano Boci: Të kisha unë telefonin e Lucës e të publikoja ç’ka brenda, s’do bënin zgjedhje fare

spot_img

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi, u bë protagonist i një konflikti fizik të tij ndaj biznesmenit Gjergj Luca.

Në daljet publike pas konfliktit të ndodhur mes këtyre dy personazheve, Luca, pretendoi se Boçi përpos se e ka dhunuar, i ka grabitur telefonin.

Por, Boçi e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë, madje vijon ta bëjë edhe përmes rrjeteve sociale. Së fundmi, kandidati i PD përmes një postimi në “Facebook”, ka theksuar se kryeministri Edi Rama po vijon të luajë lojën e “telefonit të prishur”, duke shtuar se telefonin e tij e ka quajtur si të bezismenit Luca.

Më tej, ai shton se nëse do të kishte telefonin e biznesnemit mund të publikonte përmbajtjen që mund të gjente në të dhe sipas tij, zgjedhjet nuk do të bëheshin fare.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

Rama vazhdon të luajë lojën e “telefonit të prishur” me video të prishur!
Telefonin tim e quan të Llucës.
E thotë, kur e di shumë mirë, po shumë mirë ama, që Luca e ka vetë telefonin.
Është siguruar 1000 herë për këtë.
Të bënte vaki ta kisha unë atë tel dhe të mund të publikoja ç’mund të kishte ai brenda, nuk do bënim zgjedhje fare.
Kushedi ku do përfundonte Rama!?
Grushtet janë përgjigjja simbolike ndaj agresionit, padrejtësive dhe arrogancës.
Në 25 prill do marrësh një milion grushte!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular