Barcelona i përgjigjet fitores së Atletico Madrid duke mposhtur 1-6 në transfertë Real Sociedad.
Katalanasit nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren duke kontrolluar lojën dhe duke iu imponuar kundërshtarit.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-2, falë golave të Griezmann (’37) dhe Dest (’43).
Edhe 45 minutat e dyta nisën po me Barcelonën që gjeti rrugën e rrjetës edhe tre herë të tjera (Dest 53, Messi 56, Dembele 71, Messi 89), raporton Ora News.
Golin e nderit për maskët e realizoi Ander Barrenetxea Muguruza në minutën e 77.
Me këtë sukses, Barcelona shkon në kuotën e 62 pikëve, 4 më pak se Atletico Madrid dhe 2 më shumë se Real Madrid.
Por nuk duhet harruar se javën e ardhshme, Atletico luan në transfertë ndaj Sevillas, ndërsa Barcelona pret në shtëpi Valladollid. Një hap fals i skuadrës së Simeones mund të bënte që javët e ardhshme në La Liga të ishin shumë të zjarrta, shkruan Ora News.
Përmbledhja e ndeshjes: