Qyteti i Durrësit është tronditur nga disa të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të Durrësit, në zonën e stacionit të trenit.
Deri tani nga raportimet e para dyshohet për plagosje.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për zbardhjen e situatës.