BallinaKryesoreAxhenda e Albin Kurtit në ditën e parë si Kryeministër

Axhenda e Albin Kurtit në ditën e parë si Kryeministër

spot_img

Albin Kurti pranon sot detyrën si Kryeministër. Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ia ka dorëzuar detyrën Kryeministrit të ri, z. Kurti. Më vonë Kurti do të mbajë mbledhjen e parë të qeverisë.

Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për axhendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë, njofton “RTK”.

Pas mbledhjes së qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ndërsa, pasdite i njëjti takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Axhenda e plotë:

  1. Ceremonia e pranim – dorëzimit të detyrës së Kryeministrit tek ndërtesa e qeverisë në orën10:00.
  2. Mbahet mbledhja ceremoniale e qeverisë tek ndërtesa e qeverisë në orën 11:30.
  3. Kryeministri Albin Kurti bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz në orën 13:00.
  4. Kryeministri Albin Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-se, z. Tomas Szunyog në selinë e qeverisë në orën 14:30.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular