BallinaKryesore“Duam të jemi të parët, jo në bisht”! Basha para Komisioneres Gabriel...

“Duam të jemi të parët, jo në bisht”! Basha para Komisioneres Gabriel dhe pedagogëve të Vjenës: Jemi të detyuar të kemi sukses

spot_img
spot_img

Gjatë fjalës së tij para Komisioneres së BE, Mariya Gabriel, dhe përfaqësuesve të Universitetit Modul të Vjenës, kryedemokrati Lulzim Basha tha se platforma e tij do të lancohet në muajin shtator dhe ofron kurse falas për të gjithë në anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe spanjisht.

Sipas kreut të PD, synimi është që Shqipëria të jetë e para, jo në bisht siç ka qenë gjatë këtyre tetë viteve. “Jemi te detyruar te kemi suksese sepse nevojat jane aty, oferta eshte aty dhe ajo qe na duhet eshte te bashkohemi dhe ta bejme ate realitet”, tha Basha.

Pjesë nga fjala e kryedemokratit:

Basha: Ne duam të jemi të parët dhe jo në bisht sic kemi qënë gjatë këtyre 8 viteve.

Une dua te perseris angazhimin tim se kjo platforme do te lancohet ne shtator duke ofruar kurse ne anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht dhe spanisht falas per te gjithe shqiptaret nen moshen 35 vjec. Dua te falenderoj shume te gjithe ata qe u angzhuan ne kete perpjekje te jashtzakonshme dhe do te thoja unike qe po perpiqemi te ndermarrim ne Ballkan. Ne duam te jemi te paret jo ne bisht sic kemi qene gjate ketyre 8 viteve. Une dua tju falenderoj qe na ndihmuat ne pergatitjen dhe lancimin ne te njejten kohe te platformes te trajnimit te dyfisht profesional online per 20 profesione te ndryshme per 20 disiplina. Sic e thate ju, sic dhe komisionerja me siguroj gjate bashkbisedimit perpara kesaj Konference online shume shpejt BE do te levize me njohjen e kredencialeve se pari per te gjitha universitetet nepermjet aleances se universiteteve europane, dhe e dyta nepermjet sipermarrjes. Deshiroj te shpreh kenaqesine qe shoh se perfaqesues te te njejtit sector ne kete ane te ekranit ne Austri dhe ne anen tjeter te ekranit ne Shqiperi bien dakort per te bashkuar perpjekjet, pra sektori privat, sektori akademik dhe qeveria. Kemi ketu nje shembull te jashtzakonshem se si funskionon. Univesritetin Modul, pjeserisht financohet nga dhoma e tregtise e Vjenes dhe ky eshte lloji i simbiozes qe ne deshirojme te nxisim edhe ketu. Ky eshte ai lloj triniteti qe ne deshirojme te jape rezutate konkrete.

Basha: Është privilegj që të kem në krahun tim universitet europiane, qendrat e ekselences
Kur nje qeveri e pergjegjshme dhe vizionare eshte e vendosur qe ta ktheje vizionin e saj ne plane konkrete pune, i bashkon duart ne nje menyre transparente dhe efikase me sektorin privat dhe univesritetet eshte e pamundur qe te mos kemi sukses. Jemi te detyruar te kemi suksese sepse nevojat jane aty, oferta eshte aty dhe ajo qe na duhet eshte te bashkohemi dhe ta bejme ate realitet. Dhe eshte pikerisht kjo ajo qe une kam ndermend te bej kur te marr drejtimin e qeverise pas 25 prillit. Dhe ne e kemi provuar vazhdimisht se kur vullneti politik, vizioni dhe vendosmeria per te impementura dhe ekzekutuar plane egziston nuk ka pengese qe nuk kapercehet. Keshtu ishte rasti i levizjes se lire pa viza, ishte rasti I berjes se Shqiperise vend antare te Natos, ky do te jete rasti I berjes se Shqiperise vend antare te BE. Dhe ne kete rruge qe eshte plot sfida por edhe me mundesi eshte privilegj qe te kem ne krahun tim universitet europiane, qendrat e ekselences si keto qe kishim te pranishme ne kete takim.

Ndërsa eksperti i ekonomisë në PD, Selami Xhepa, tha se opozita synon të ndërtojë një kulturë të re.

“Shpesh here ne e shohim problemin vetem ne terma financiare. Por ajo eshte njesoj si te futesh ajer ne nje gome biciklete të prishur. Pra nuk funskionon. Nga ndonjehere keshtu ndodh dhe me arsimin. Ns rast se hedh para ne dicka qe nuk funskionon nuk mund ti ndryshosh gjerat. Ne menyre te vecante dixhitalizimi une mendoj se po tregon se me cfare sfidash te medha po ballafaqohemi ne institucionet e arsimit te larte. Dhe keto nuk jane vetem sfidat teknologjike, sepse kjo do te ishte me e pakta. Une mendoj se po flasim per ndryshime kulturore. Une mendoj se ne duhet te ndërtojme nje kulture te re ne vendet tona e cila do ti korrespodonte realiteteve te reja ne shoqerite tona te reja. Te dy projektet qe une degjova sot mendoj se ofrojne nje kontribut shume te madh ne njeren prej mangesive kyce te sistemit tone te edukimit qe eshte internacionalizimi i arsimit.

Nje nga sygjerimet e mira do te ishte qe duke qene se ne kemi 1 mln shqiptare jashte vendit, na duhet te tagetojme shqiptaret qe jetojne ne vendet e tjera. Dhe mendoj qe ky eshte nje potencial i jashtzakonshem persa I perket tregjeve qe ne mund te targetojme ne te ardhmen. Dhe nje dicka tjeter qe ne mund ta synojme ne te ardhmen permes platfomrave online te arsimit mund te ofrojne kontribute thelbesore, vecanerisht per komunitete shqiptare qe jetone jashte dhe me kohe ne mund ti shtrijme keto programe per femijet shqiptare, sepse ne na duhet gjithashtu qe ti mbajme ata ne kontakt me gjuhen e tyre kulturen e tyre dhe me fonde te vogla financiare mund te ofrojme kontribute te konsiderueshme per ta ruajtur shqiptarizmin ne te gjithe komunitetin shqiptare ne te gjitha anet e botes”, u shpreh Xhepa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular