BallinaKryesoreKurti mbërrin në Kuvend, Hoti ia dorëzon postin e kryeministrit

Kurti mbërrin në Kuvend, Hoti ia dorëzon postin e kryeministrit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ia ka dorëzuar detyrën kryeministrit të ri të vendit, Albin Kurtit. Ceremonia e pranim-dorëzimit është bërë në Kuvendin e Kosovës.

Në një ceremoni të ngjashme me atë që zhvillohet në çdo vend demokratik dhe europian, Albin Kurti ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit, gjatë një ceremonie ku i pranishëm ishte dhe paraardhësi i tij Avdullah Hoti. Kryeministri i zgjedhur Albin Kurti ka pranuar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti edhe raportin dhe dosjen e punës.

Pranim-dorëzimi i detyrës është bërë me ceremoni zyrtare ndërsa mediat në Kosovë kanë marrë pamje nga momenti kur është bërë dorëzimi i detyrës së Kryeministrit në Qeveri.

Një orë e gjysmë pas pranimit të detyrës, Kurti është bërë e ditur se do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë. Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ndërsa, pasdite Kurti do të takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti është votuar ditën e hënë me 67 vota pro dhe 30 kundër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular